Skip to content
Ndërtimi i Landfillit, Inceneratorit dhe rehabilitimi e venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimi i energjisë elektrike.

Integrated Energy BV SPV
Informacioni është i përditësuar sipas të dhënave të QKB/Rregjistër Biznesi deri në datën: 2024-02-09 08:17:54

NIPT: L72031013B
Administrator: Arjan Baci (Administrator i Pasurive të Sekuestruara nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara)
Objekti i Veprimtarisë: Ndërtimi, administrimi, operimi dhe transferimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve në Tiranë dhe prodhimi i energjisë për autoritetin kontraktues, duke përfshirë financimin, ndërtimin, vënien në punë, furnizimin, transmetimin, shpërndarjen, shitjen dhe eksportin e energjisë elektrike në ketë kontrate koncesioni si dhe çdo lloj tjetër aktiviteti tregtar që lidhet dhe ushtrohet sipas kësaj kontrate, gjithashtu dhe çdo aktivitet tjetër që kontribuon në zhvillimin dhe administrimin e projektit.
-------------
Kategoria: Sektori i Mjedisit
-------------
Emërtime të tjera Tregtare: Integrated Energy BV SPV
Forma ligjore: SH.P.K Koncesionare/PPP
Viti i Themelimit: 30/08/2017
Rrethi: Tiranë
Shteti ku vepron: Shqipëri
Origjina e Kapitalit: Itali, Francë
Kapitali Themeltar(Lekë): 100 000,00
Numri i pjesëve: 1
Shoqëri Mëmë / Zotërues për këtë Subjekt: GeoGenix BV (Ish Integrated Energy B.V), nje shoqeri me pergjegjesi te kufizuar e të drejtës tregtare Holandeze qe merret me perpunimin e mbetjeve, e regjistruar ne daten 19.08.2016, me numer ne regjistrin tregtar te Amsterdamit 66671752, me adrese ne Lichttoren 32, 5611BJ Eindhoven, Holandë, me administrator Marc Richard Lappat dhe Michael Peter Druijts. (Sipas të dhënave të Esktraktit të Regjistrit Tregtar, Dhoma e Tregtisë Holandë, aksesuar datë 07.02.2024)
Klodian Zoto ka qene administrator i shoqerise ne periudhen 2016-2018. Shoqeria ka ndryshuar emrin ne 13.02.2020, nga “Integrated Energy BV” ne “Geogenix BV”. Burimi i te dhenave, date 14.02.2022

Sipas Ekstraktit Historik te Regjistrit te Pronarit Përfitues (“Integrated Energy BV SPV”) publikuar në QKB date 26.04.2023, dokument i terhequr ne daten 17.07.2023,
Pronar Përfitues të shoqërisë “Integrated Energy BV SPV”, rezultojnë:

1) Alberto Presezzi, shtetas italian, i datëlindjes 1969, Pronar Përfitues për 40% të Pronësisë, pasi zotëron 100% të kapitalit të shoqërisë “Bruno Pressezi” S.p.a, e cila zotëron 100% të kapitalit të shoqërisë “Franco Tosi Meccanica” S.p.a, dhe kjo e fundit zotëron 40% të kapitalit të shoqërisë GeoGenix (mëma e Integrated Energy BV SPV për 100% të pronësisë). Data e percaktimit si pronar përfitues është 10.05.2022.

2) Max Abitbol, shtetas Francez, i datëlindjes 1950, Pronar Përfitues për 20% të Pronësisë, pasi zotëron 50% të kapitalit të shoqërisë “Icare Energy” S.a, e cila zotëron 100% të kapitalit të shoqërisë “Icare Holding” S.a, dhe kjo e fundit zotëron 40% të kapitalit të shoqërisë GeoGenix (mëma e Integrated Energy BV SPV për 100% të pronësisë). Data e percaktimit si pronar përfitues është 10.05.2022.

3) Dominique Marcelle Obadia Abitboll, shtetas Francez, i datëlindjes 1950, Pronar Përfitues për 20% të Pronësisë, pasi zotëron 50% të kapitalit të shoqërisë “Icare Energy” S.a, e cila zotëron 100% të kapitalit të shoqërisë “Icare Holding” S.a, dhe kjo e fundit zotëron 40% të kapitalit të shoqërisë GeoGenix (mëma e Integrated Energy BV SPV për 100% të pronësisë). Data e percaktimit si pronar përfitues është 10.05.2022.

4) 20% pronësisë së shoqërisë mbetet e paidentifikuar sipas ekstraktit të regjistrit të pronarëve përfitues pasi janë me më pak se 25 % të Pronësisë.


[Sekuestro Preventive]
Sipas të dhënave të Ekstraktit Historik të Regjistrit Tregtar, shënim i datës 02.08.2023, urdhërohet me Vendim Nr.95, datë 28.07.2023, i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Energy BV SPV”. Shoqëria i kalon në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (Institucion Shtetëror), dhe emërohet administrator z.Arjan Baci.


Drejtorët e shoqërisë mëmë "GeoGenix" BV janë
Michael Peter Druijts, i datëlindjes 1981, emëruar me datë 02-03-2022.
Marc Richard Lappat, i datëlindjes 1976, emëruar me datë 23-11-2022.
(Sipas të dhënave të Esktraktit të Regjistrit Tregtar, Dhoma e Tregtisë Holandë, aksesuar datë 07.02.2024)


Kompania Mëmë "GeoGenix" BV, e regjistruar në Holandë ka këtë dinamikë te emërimeve Drejtorëve të Shoqerisë:
1) Klodian Zoto (19.08.2016 – 20.03.2018)
2) Arnaud Jean-François Guillaume van der Werf (19.08.2016 - 28.12.2017)
3) Theo Spijkerman (19.08.2016 - 28.12.2017)
4) Hans Werner Wallage (19.08.2016 – 16.01.2018)
5) Thomas Walter Hansmann (19.08.2016 - 28.12.2017)
6) Ernesto Granelli (... - 28.12.2017)
7) Martijn Folkert Hendrik Harpe (... - 13.04.2022)
8) 55057764 Almares Management BV (16.01.2018 - 18.06.2020)
9) Giuseppe Ciaffaglione (20.03.2018 – 27.11.2019 & 13.04.2022 – 07.11.2022)
10) David Hugh Hampson (27.11.2019 - 18.10.2021)
11) Georgi Leonidovich Birman (04.06.2020 - 01.06.2021)
12) Simone Dormio (18.10.2021 – 2.03.2022)
13) Michael Peter Druijts (02.03.2022 - Aktualisht)
14) Marc Richard Lappat (23.11.2022 - Aktualisht)
Burim Inofrmacioni është Esktraktit të Regjistrit Tregtar, Dhoma e Tregtisë Holandë, aksesuar datë 07.02.2024 dhe WebFaqen me të dhëna të Bizneseve në Holandë Drimble.nl, date 07.02.2024
Shoqëri e Kontrolluar nga ky Subjekt: ECO RECYCLING, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me numër identifikimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit (NIPT) L71920025R, e themeluar më datë 12.07.2017, me seli në Tirane, Njesia Administrativer Nr.2, Rruga "Murat Toptani", Gjergji Center, Kati i 7, me administrator Bajram Sallaku. Ortaket e shoqerise jane: Integrated Energy BV SPV me 49% te kapitalit dhe shoqeria ECO TIRANA me 51% te kapitalit. Aktualisht shoqeria eshte e pezulluar (Sipas te dhenave te QKB deri me date 18.02.2023)
Konçesione dhe PPP: Po
Lloji i pronësisë: PPP - Partneritet Publik Privat
Nr. i administratorëve: 1
Femër/Mashkull: Mashkull
Statusi: Aktiv
Leje/Licensa: III.1.C - Leje Mjedisi e tipit A
III.1.B - Leje Mjedisi e tipit B
III.2.B - Veprimtaritë e tjera profesionale lidhur me ndikimin në mjedis
Leje per perdorim burimi ujor siperfaqesor Baseni Erzen -
Çështje Ligjore: I. Me date 15.07.2020, me ane te Urdhrit nr. 385 Prot., nr. 105 Dosje, lëshuar nga Përmbaruesi Gjyqësor Privat Ergys Sinani, protokolluar nga QKB me nr. 6323 Prot., date 16.07.2020, u urdherua bllokimi i kuotave/aksioneve/aktiveve apo çdo të drejte tjetër në subjektin me të dhëna shoqëria “Integrated Energy BV SPV” SHPK me NIPT L72031013B, adresë Njesia Administrative Nr.5, Bulevardi Gjergj Fishta, Nr.48”.

II. Me date 17.08.2020, me ane te urdhrit nr.414 Prot, nr. 105 Dosje, lëshuar nga Përmbaruesi Gjyqësor Privat Ergys Sinani, u urdherua heqja e sekuestros mbi subjektin “Integrated Energy BV SPV” SHPK me NIPT L72031013B, vendosur me ane te Urdhrit nr. 385 Prot., nr. 105 Dosje., datë 15.07.2020.

III. Me date 16.11.2020, QKB ka vendosur kundravajtje administrative per shoqerine Integrated Energy BV SPV dhe gjobe 15.000 leke per shkak te mos-deklarimit te bilancit vjetor.

IV. Me date 28.03.2022, sipas Urdhërit Nr.719/9 i Aktit, lëshuar nga Permbarues Gjyqesor Privat “Besnik Bajraktari” sh.p.k. u urdherua vendosja e mases se sekuestros konservative mbi te gjitha aksionet/kuotat e regjistruara ne emer te debitorit Integrated Energy BV SPV, me NUIS ( NIPT ) - L72031013B.

V. Me date 09.06.2022, eshte depozituar urdheri Nr.719/29, lëshuar nga Permbarues Gjyqesor Privat “Besnik Bajraktari” , ku është urdhëruar heqja e mases se sekuestros konservative mbi te gjitha aksionet/kuotat e "Integrated Energy BV SPV", me NUIS ( NIPT ) - L72031013B, vendosur me ane te Urdhërit Nr.719/9 i Aktit, datë 28.03.2022.

VI. Me datë 01.08.2023, në bazë të kërkesës Nr. 2555 Prot., ardhur nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, protokolluar nga QKB me Nr. 15577 Prot., datë 01.08.2023, dhe dokumentacionit shoqërues (Urdhri Nr. 482, datë 31.07.2023, Nr. 2542/1 Prot., datë 31.07.2023, i Kryeadministratorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe Vendimi Nr. 95, datë 28.07.2023, i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar), u vendos masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Energy BV SPV” SHPK, me NUIS (NIPT) L72031013B, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij, dhe emërimin e z Arjan Baci si administrator të pasurive të sekuestruara.
Ndryshime
Data e Marrjes Pjesë: 12.06.2017
Data e Pranimit: 17.08.2017
Data e Nënshkrimit: 31.08.2017
Kohëzgjatja(vjet): 30
Lloji i Kontratës: Kontratë për Punë Publike
Fusha e Veprimtarisë: Mjedis
Vlera e Investimit(Lekë): 128.248.330 euro
Kosto Konçesionare: Tarifa konçesionare do të përbëhet nga sasia e barabartë me 2.1% të sasisë së prodhuar nga konçesionari të energjisë elektrike nga Impianti i Përpunimit të Mbetjeve.
Çmimi i Shërbimit: Çmimi për ton për mbetje urbane është i barabartë me 29 euro/ton mbetje pa TVSH, çmim i cili do të paguhet mbi baza mujore nga njësitë vendore të qarkut Tiranë në favor të konçesionarit. Çmimi do të jetë subjekt rishikimi çdo 12 muaj. Në çdo rast, çmimi/ton mbetje, pavarësisht inflacionit nuk do të jetë poshtë shifrës 29 euro/ton mbetje urbane.
Shënime: Integrated Energy BV SPV është një shoqëri konçesionare e krijuar për zbatimin e kontratës së konçesionit të formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit, në përfundim të Kontratës së Konçesionit), datë 31.08.2017, ndërmjet shoqërisë Integrated Energy BV dhe Ministrisë së Mjedisit, për financimin, projektimin, rehabilitimin, ndërtimin, vënien në punë, administrimin, operimin, dhe mirëmbajtjen e veprave plotësuese për mbetjet e qarkut Tiranë, si dhe prodhimin e energjisë elektrike për periudhën e konçesionit, si dhe transferimin e tij në përfundim të kontratës tek autoriteti kontraktues. Zona e propozuar për ndërtimin e impiantit të ri të MNU-ve dhe venddepozitimit do të shtrihet në jug dhe lindje të zonës së venddepozitimit ekzistues të qytetit të Tiranës.

Më datë 7 dhjetor 2016, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 25, të ligjit nr.125/2013, “Për konçesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e bonusit prej 8 (tetë) % të pikëve, që i jepet shoqërisë “Integrated Energy B.V.”, sh.p.k., për rezultatin teknik dhe financiar në proçedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me konçesion të ndërtimit të landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese të Tiranës.

Më datë 20.04.2017 është bërë shpallja e njoftimit për dhënien me konçesion të ndërtimit të Landfillit, Inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese Tiranë. Më datë 12.06.2017 u mbajt proçedura konkurruese e konçesionit, në të cilën kanë qenë pjesëmarrës operatorë ekonomikë me ofertat përkatëse:

Shoqëria ""Integrated Energy B.V."" Vlera 128 248 330 (njëqind e njëzetë e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë e treqind e tridhjetë) Euro pa T.V.Sh, ose 17 139 106 821 (shtatëmbëdhjetë milliard e njëqind e tridhjetë e nëntë milion e njëqind e gjashtë mijë e tetëqind e njëzetë e një) lekë pa T.V.Sh

Më datë 17.08.2017, Ministria e Mjedisit ka njoftuar shpalljen e fituesit të konçesionit duke lajmëruar se oferta e paraqitur më datë 12.06.2017 nga shoqëria ""Integrated Energy B.V."" për Ndërtimin e Landfillit, Inceneratorit dhe Rehabilitimi i Venddepozitimeve Ekzistuese Tiranë është pranuar.

Me date 31.05.2018, me ane te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr. 320, u miratua perdorimi i fondeve buxhetore te vitit 2018 per Ministrine e Infrastrukturës dhe Ekonomisë, në programin e menaxhimit të mbetjeve urbane, për financimin e njësive të qeverisjes vendore të Qarkut Tiranë/Bashkia Tiranë, për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata koncesionare nr. 6021 rep., nr. 2894 kol., datë 31.8.2017, “Për ndërtim landfill-i, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”.
Autoriteti Kontraktues: Ministria e Mjedisit
Adresa:

Seli/Zyra Qendrore:
Tirane, Vaqarr, SHARRE Zona Kadastrale nr.3321, Indeks Harte K-34-100 (25-C)

Faqja Web:
https://iebv.al/

Akte/Marrëveshje Koncesionare: Akti i themelimit
Kontratë konçesionare Nr. 6021 Rep. Nr. 2894 Kol. datë 31.08.2017
Ekstrakt historik i regjistrit tregtar 18.02.2023
Urdher per venien e sekuestros konservative 15.07.2020
Urdher per heqjen e sekuestros konservative 17.08.2020
Te dhenat e ortakut GeoGenix BV, date 14.12.2021
Ekstrakti i regjistrit tregtar Hollande date 08.09.2020 per GeoGenix Bv
Gjoba per kundravajtje administrative date 16.11.2020
VKM Nr. 320, date 31.05.2018, per perdorimin e fondeve buxhetore te vitit 2018 per Ministrine e Infrastrukturës dhe Ekonomisë, në programin e menaxhimit të mbetjeve urbane, për financimin e njësive të qeverisjes vendore të Qarkut Tiranë/Bashkia Tiranë, për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata koncesionare nr. 6021 rep., nr. 2894 kol., datë 31.8.2017, “Për ndërtim landfill-i, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”
Shkrese per Ministrine e Mjedisit date 31.08.2016, protokolluar me nr. 4101/2 Prot, date 01.09.2016
Anekset e kontrates koncesionare
Urdher per venien e mases se sekuestros konservative date 28.03.2022
Urdher per heqjen e mases se sekuestros konservative date 09.06.2022
EKSTRAKT HISTORIK I REGJISTRIT TË PRONARIT PËRFITUES date 18.02.2023
Te dhenat e ortakut Geogenix sipas Drimble.nl, date 18.02.2023
Njoftim për shtyp i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK datë 19.12.2022 për gjykimin e çështjes penale nr.187 të vitit 2020
Ekstrakt Historik i Regjistrit Tregtar date 17.07.2023
Ekstrakt Historik i Regjistrit te Pronareve Perfitues date 17.07.2023
Njoftim për shtyp i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK datë 01.08.2023 për gjykimin e çështjes penale nr.255 të vitit 2020
Ekstrakt Historik i Regjistrit Tregtar date 02.08.2023
Ekstrakt Historik i Regjistrit Tregtar date 02.02.2024
Ekstrakt Historik i Regjistrit te Pronareve Perfitues date 02.02.2024
Dinamikë te Ndryshimit të Drejtorëve, Kapitalit dhe Statutit të Shoqerisë "GeoGenix" BV sipas Drible.nl datë 07.02.2024
Ekstrakt i Regjistrit Tregtar, Dhoma e Tregtisë Holandë datë 07.02.2024
Ndryshimi i Statutit te "GeoGenix" BV date 10.05.2022 (marre nga KVK.nl date 17.02.2024)
Dokumenta Financiare: Pasqyrat financiare 2017
Pasqyra e te ardhurave dhe shpenzimeve 2018
Pasqyrat financiare 2019
Pasqyra e te ardhurave dhe shpenzimeve 2020
Shenimet shpjeguese te PF 2020
Pasqyra e te ardhurave dhe shpenzimeve 2021
Shenimet shpjeguese te PF 2021
Njoftime Prokurime Publike: Njoftimi I koncesionit
Dokumentat standarte te koncesionit per ndertimin e landfillit dhe Inceneratorit (Njoftimi)
Studimi i fizibilitetit - Zona e trajtimit te mbetjeve Tirane (Njoftimi)
VKM per bonus ndaj Integrated Energy BV SPV (Njoftimi)
Njoftimi I fituesit
Aneks 5 - Formulari i sigurimit te kontrates
Shkrese 5474/28 Prot, date 27.03.2017, Kthim Pergjigje Angazhim Financiar, nenshkruar nga Kryetari i Bashkise Tirane (Njoftimi)
Informacione Financiare
Transaksione Thesari 2019-2022
Transaksione Thesari 2015-2018
Fitimi para Tatimit(Lekë) 2022: 700 000 000,00
Fitimi para Tatimit(Lekë) 2021: 793 268 447,00
Fitimi para Tatimit(Lekë) 2020: 723 444 638,00
Fitimi para Tatimit(Lekë) 2019: 226 606 782,00
Fitimi para Tatimit(Lekë) 2018: 35 723 572,00
Fitimi para Tatimit(Lekë) 2017: 185 007,00
Xhiro Vjetore(Lekë) 2022:2 900 000 000,00
Xhiro Vjetore(Lekë) 2021:2 602 035 303,00
Xhiro Vjetore(Lekë) 2020:2 308 149 668,00
Xhiro Vjetore(Lekë) 2019:1 734 100 254,00
Xhiro Vjetore(Lekë) 2018:1 158 281 043,00
Xhiro Vjetore(Lekë) 2017:107 328 631,00

Raporti Fitim para Tatimit kundrejt Xhiro Vjetore(në përqindje) ndër vite:

2017
2018
2019
2020
2021
2022

Koncesionare të tjera


Punuar Nga : A.Lala/ A.Baja / P. Nikolli